Pozita i voton ndryshimet në Projektligjin për Prokurorinë Speciale, opozita thotë se do t’i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 12:34 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka miratuar Projektligjin për Prokurorinë Speciale, raporton Ekonomia Online. Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, paraqiti para deputetëve të Kuvendit këtë Projektligj.

“Grupi punues ka bërë një punë të mirë dhe të madhe me përfshirje e organizatave të ndryshme”, tha ai.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, tha se kanë bërë një punë të madhe në këtë Ligj, por sipas tij, ata nuk pajtohen me një paragrafë që ka të bëjmë bashkëpunimi ndërmjet Policës dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas tij, nëse ky projektligj kalon atëherë do të detyrohen që këtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“E vlerësoj se kemi bërë një punë të madhe, por duhet të shpreh shqetësimin dhe qasjen tonë për një paragraf që shumica parlamentare nuk na dëgjoj. Çështja është se bashkëpunimi mes Policës dhe Prokurorisë Speciale më ligj është përcaktuar që kjo të rregullohet më një akt ligjor, por që e miraton qeveria. Për ne është e papranueshme sepse ky ligj është material”.

“Duhet që Këshilli Prokurial që të i’u lehjet që ata të nxjerrin akt ligjore që të vendosin për bashkëpunim me policinë. Qeveria nuk mund të përcaktoj mënyrën e bashkëpunimit me organet e ndjekjes. Partneret ndërkombëtar dhe organizatat na kanë rekomanduar që të hiqet kjo. Kjo cënon Kushtetutën dhe pavarësinë e këtyre. Na detyroni që edhe këtë çështje ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Edhe shefi i GP të AAK-së, Bensik Tahiri, tha se ky Ligj do të duhej që të shkojë në lexim të tretë, pasi mund të kontestohet në Kushtetuese, raporton EO.

“Ky Ligj duhet që të shkojë edhe një herë në lexim të tretë. Nëse ky Ligj miratohet tani ai do të konstatohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi argumente që i ka dhënë Selamnaj në Komision janë tepër, tepër të prekshme në raport me Kushtetutën”, tha ai.

LEOXONI EDHE:

Të ngjashme