Shefi i GP-së Rexhep Selimi ka kërkuar pauzë dhe një takim me shefat e grupeve parlamentare. Njëjtë mendon edhe ai i LDK-së, Arben Gashi, raporton Ekonomia Online.
Por opozita nuk është e pajtimit për pauzë.
Bedri Hamza nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma, thanë se nuk është koha e bisedave pasi sipas tyre bisedimet është harxhuar por duhet të shkohet menjëherë në votim të pikës së rendit të ditës.