Rezoluta e AAK-së për masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend, s’ka kaluar në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Me 42 vota kundër, 21 pro dhe një abstenim ka dështuar të miratohet rezoluta .
Në votim morën pjesë 64 deputetë nga 77 sa ishin në sallë.
Kryetari Glauk Konjufca ka mbyllë punimet e interpelancës së sotme.
“Kuorum kemi pasë, s’miratohet. I mbyllim edhe punimet e kësaj interpelance dhe menjëherë kalojmë te seanca tjetër”.