NUK ËSHTË vlerë evropiane dhunimi i kushtetutave dhe ligjeve, as dhunimi i sovraniteteve.
Vendet e Kuintit sapo publikuan një deklarate skandaloze në lidhje me zgjedhjet serbe ne Kosovë. Ne atë deklaratë thuhet se me zhgënjim u njoftuan me refuzimin e Qeverisë se Kosovës për moslejimin e votimit të serbëve brenda territorit te saj. Dhe, zhgënjimi na qenka edhe më i madh kur sipas tyre bëhej fjale për “propozim konstruktiv dhe pragmatik” të po këtyre ambasadave.
E para, këta turista diplomatikë që veten e shohin si guvernatorë territoresh të ish-kolonive të tyre (përveç amerikanit) duhet ta dinë se një praktikë ilegale nuk bëhet vetvetiu legale me kalimin e kohës. Dhunimi i Kushtetutës së Kosovës nuk mund te konsiderohet më si “zgjidhje pragmatike” për përkëdheljen e nacionalistëve serbë ne Beograd. Prandaj qasja e tillë është idiotësi diplomatike, aspak konstruktive dhe aspak pragmatike.
E dyta, abuzimi me vlerat e BE-se dhe të drejtat e pakicave në këtë kontekst është i papranueshëm. Sikurse është i papranueshëm frikësimi i Qeverisë se Kosovës me përrallën e perspektivës evropiane kur dihet që të njëjtën Kosovë e kane lënë në izolim pa asnjë perspektivë.
NUK ËSHTË vlerë evropiane dhunimi i kushtetutave dhe ligjeve për llogari politike. Vlerë evropiane është rreshtimi me Evropën ne tema te rëndësishme si rasti i pushtimit rus ne Ukraine. Vlerë evropiane është shtypi i lire, pakicat rehat, zgjedhjet demokratike. Pakicat ne Kosovë janë ndër më të respektuarat në këtë kontinent, pa i përmendur këtu të drejtat ekskluzive që gëzon pakica serbe si super-pakicë.
E treta, vetë nocioni i pakicës etnike është i panjohur ne shumica nga këto vendet e Kuintit. Atëherë me çfarë shablloni apo njësie po na matni Kosovën ne këto aspekte? Me cilin vend apo praktike tjetër po na krahasoni dhe ne cilin vend me “vlera evropiane” lejohet organizimi i zgjedhjeve te një vendi tjetër, te një vendi që plus ka pretendim territorial mbi të?!
Ani a po e mbyllni gojën pra e mos na lodhni me këto përralla qe askush me s’i beson se jeni bërë edhe qesharakë. A po ju duket Kosova Sudan a çka?
Kosova është vend qe ka nevoje për forcim te kushtetutshmërisë jo për dhunimin e saj. Kosova është vend i pavarur dhe ne vije me çdo Vlerë e parim te BE-se. Prandaj çdo evropian qe i kërkon Kosovës gjera te tilla duhet te konsiderohet si dhunues i parimeve baze te vendit nga vjen dhe te vet BE-se. Thjesht, NUK EKZISTON ASKUND modeli i “propozimit konstruktiv” qe ata ia kërkojnë Kosovës.
Ndërkohë, tash do të vlojnë lehjet e zagareve qe kane vite që mobilizohen për t’i dhënë Serbisë diçka si dëmshpërblim për “humbjen e Kosovës”… do ta shpallin Kosovën anti evropiane dhe përseri do ta mbyllin Bonsteel-in.
E vërteta është se në rrethanat aktuale, rrethana që s’kuptohen nga komitat e makijatizuara të argatëve atje, më shumë ka Evropa nevojë për Ballkanin dhe Kosovën sesa ne për të.