Ndrrimi i pushtetit është gjëja më e bukur që ekziston në demokraci.
Kur ishin opozitë qeveritarët e sotëm, çdo moment kanë fol qysh Kosova është shkatërruar që 20 vjet, qysh është vendi më i varfër i Evropës, qysh s’ka as shpresë as jetë.
Ndërsa opozita aktuale kur ishin në pushtet flisnin për lulëzimin e Kosovës gjithandej.
Rrap tap i ndërruan karriget, tash ata që thonin Kosova ishte mjerim, për 6 muaj u bë vendi me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, gjithçka po lulëzon.
Ndërsa pushtetarët e dikurshëm, tash në opozitë po thonë që bash tash Kosova është shumë keq. Dmth për 6 muaj e mori teposhtëzen.