Pranoi të bashkëjetojë me të dashurin, ai e dhunon seksualisht

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte pranuar të bashkëjetonte.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Graqanicë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Viktima ka deklaruar se i dashuri i saj, shtetas i huaj, e ka dhunuar seksualisht.

“Është raportuar se viktima femër kosovare pas pranimit të bashkëjetojë me të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj, është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj”, bën të ditur policia.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme