Pranon fajin i dyshuari për sulmin në Shën Petersburg

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 18:57 | Nga

Azimov Abror Akhralovich, i dyshuari për sulmin me bombë në Shën Petersburg ku humbën jetën 14 persona, ka pranuar fajin.

Siç transmetoi agjencia ruse e lajmeve TASS avokati Armen Zadojan konfirmoi se Akhralovich ka pranuar fajin dhe ka pranuar sulmin me bombë në stacionin e metrosë ku humbën jetën 14 persona, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.

Azimov Abror Akhralovich (27) me origjinë nga Azia Qendrore u arrestua të hënën në afërsi të Moskës.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në përgatitjen e sulmit dhe stërvitjen e sulmuesve. Agjencia ruse e sigurisë më 4 prill bëri të ditur se sulmuesi me bombë është identifikuar me emrin Akbarzhon Jalilov (22) dhe se është me origjinë nga Kirgistani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme