Dje në Ferizaj, një djalë ka pranuar tretman mjekësor pasi u keqtrajtua nga babai i tij dhe gjyshi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, derisa njëri prej të dyshuarve, është liruar e tjetri është në mbajtje.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij. Dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.