Anëtarja e Komisionit Zhvillimor të Federatës Evropiane të Atletikës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka mbajtur takim virtual me anëtarët e vendeve të tjera.
Hajzeraj, ka thënë se gjatë këtij takimi i cili do të mbahet për dy ditë rresht, do të bisedohet rreth mënyrës se si të ju dalin në ndihmë Federatës në kohë pandemie.
“Po bisedohet për aktivitetet e Federatës Evropiane në mënyrë që të ju dilet në ndihmë me projekte zhvillimore të ndryshme që nga moshat e reja deri tek ata sportist elitar”, thotë ajo.