Nëse dëshironi të jeni në trend, blini këpucët metalike ngjyrë të trëndafiltë, çantën apo ndonjë detaj tjetër.
E trëndafilta (dhe të gjitha nuancat e saj) janë një ndër ngjyrat më moderne këtë sezon, prandaj, nëse dëshironi të jeni në trend, blini këpucë në ngjyrë metalik portokalli, çantën apo ndonjë detaj tjetër.
Në koleksionet më të reja të shtëpive të njohura të modës dominojnë nuanca e papërballueshme, por edhe tonet e buta pastel roze.
Edhe Pantone, agjencia amerikane e specializuar në katalogimin e ngjyrave, ka bërë punën e saj duke dizajnuar “Pale Dogwood” dhe “Pink Yarrow” , si nuancat më në modë për pranverën, por shtëpitë e modës kanë shfrytëzuar çdo lloj nuance të rozës.
E etiketuar si ngjyra më e bukur për vitin 2017, fotografitë e mëposhtme përmbledhin veshjet më të bukura në këtë ngjyrë: