Prattipati doli nga objekti i Presidencës së Kosovës

Prishtinë | 02 Kor 2025 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, doli nga objekti i Presidencës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mësohet se kjo zyrtare amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Prattipati hyri në objektin e Presidencës së Kosovës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Të ngjashme