Sadiq Khan, prefekt i Londrës, ka ftuar për mbajtje të referendumit të dytë për Brexitin duke tërhequr vërejtjen se Britania e Madhe është në rrezik të dalë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.
Në një kolumne për gazetën Observer, Khan ka thënë se koha po “ecën shpejt”, ndërsa Qeveria e kryeministres Theresa May duket e papërgatitur dhe e paaftë për situatën”, transmeton Koha.net.
Mosarritja e marrëveshjes me Brukselin ose arritja e marrëveshjes së keqe, mund të rezultojë me humbjen e 500 mijë vendeve të punës, me dëme mëdha ekonomike ndërsa policia duhet të përgatitet për trazira qytetare.
“Nuk besoj që May ka mandat të luajë kështu me fatin e ekonomisë dhe të njerëzve”, ka thënë Khan, anëtar i Partisë laburiste, në opozitë, e cila është për qëndrim në BE.
Khan, siç përcjell al jazeera, nuk ka rol të drejtpërdrejt në procesin e Brexitit, porse ka shumë ndikim në mesin e politikanëve.
Ai ka thënë se britanikët duhet ta kenë mundësinë që të votojnë për çdo marrëveshje ose që të votojnë për mbetje në BE.
Britania e Madhe duhet ta braktisë BE-në në marsin e vitit 2019, e May po përpiqet që këtë ta bëjë me marrëveshje që i përgjigjet Brukselit por edhe Partisë së saj konservatore.
“Është koha që kjo çështje e madhe të merret në duar të politikanëve dhe t’i kthehet popullit”, ka shkruar Khan.