Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se prej nesër, 1 maj, fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.
“Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro”, njofton Ahmeti.
Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë.