Vajza e vogël, që iku nga Letonia e dërrmuar prej luftës, kaloi më shumë se 50 vjet në ekzil – por jo shumë kohë pasi u kthye, ajo u bë presidente e shtetit.
Për më tepër Vaira Vike-Freiberga u bë presidentja e parë e një ish-shteti sovjetik.
“Prindërit e mi nuk më kanë lënë ta harroj se prej nga vij”, i ka thënë ajo BBC-së, përcjell Koha.net.
Ky shtet i Baltikut ishte pushtuar nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo ende i mban në mend, sikur të kishin ndodhur atje, ngjarjet e asaj periudhe kaotike, posaçërisht 1944-n, kur trupat ruse – Armata e Kuqe komuniste – marshoi në Letoni.
“Më lanë shumë përshtypje ata me flamuj të kuq dhe grushte të mbledhur. Kështu, në një pikë, teksa njëri prej tyre po marshonte, e mblodha grushtin tim dhe bërtita ‘uraa”!”, tregon ajo.
“Atëherë, e pashë nënën time se si u mbështet tek një shtyllë, e tronditur deri në palcë, me lotët që i rridhnin poshtë faqeve, duke më thënë ‘të lutem, fëmijë, mos e bë atë. Kjo është ditë e hidhur për Letoninë”.