Ministria e Asimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se do të fillojë mësimi në shumicën e lëndëve mësimore, për klasat 1 deri në 9.
Masht poashtu ka njoftuar edhe për orarin e mësimit në distancë, ku mësimi do të transmetohet në RTK.
“Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).
MAShTI ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja
e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore
për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i
Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjat materiale janë në
dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.
MAShTI falënderon mbi
120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që
janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke
punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin
Duraku” në Prizren.
Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI,
Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të
tjerë.
Ju faleminderit të gjithëve dhe qofshi me shëndet!
Bashkengjitur e gjeni edhe Orarin Javor te Transmetimit ne RTK 4 per klasat 1-9″