Prekaz, Gashi kujton fjalët e heroit Hamëz Jashari: “Këtu do ta bëjmë vdekjen”

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 10:24 | Nga Gzim Mujaj

Për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashi me kabinetin e tij ka bërë homazhe në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka uruar gjithë shqiptarët për këto data të rëndësishme në historinë tonë.

Ai tha se nuk mund të kalosh në Prekaz pa e kujtuar familjen Jashari, pa kujtuar siç është shprehur ai, thëniet e Hamëz Jasharit kur thoshte se ‘këtu do ta bëjmë vdekjen’.

“Shfrytëzoj rastin të uroj festat e nëntorit, ngritjen e flamurit kombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të uroj ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, paraqitjes në skenë të UÇK-së. Nuk mund të kalosh në Prekaz pa e kujtuar familje Jashari pa e kujtuar thënjet e Hamz Jasharit kur thoshte së ‘këtu do ta bëjmë vdekjen’. Pikërisht gjaku i tyre u bë dritë dhe ne sot po e gëzojmë lirinë”, tha Gashi.

Të ngjashme