Përzgjedhësi i Kosovës në futboll U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur një konference për media në prag të ndeshjes me Anglinë.
“Sa i përket Lirim Kastratit, ata e kanë zgjidhur situatën me trajnerin Bernard Challandes. Problemi kryesor është tek shteti dhe skuadrat tona. Për lojtarin që mund të paraqesë problem, mbyllen dyert dhe kur mbyllen tek A-ja – mbyllen tek të gjitha kategoritë”.
“Në këtë rast kam biseduar edhe me Lirimin, por mendimi im personal është që cdo lojtarë është më mirë të ketë lojë aktive pa marrë parasysh gjeneratën apo kategorinë”.
Për Lirim Kastratin dihet se çfarë kualitete ka. Për ne është një lojtar shumë me rëndësi. Mirëpo tek kategoria A vendosë Challandes.
“Ai që është problem, tek unë nuk ka vend edhe nëse ka famë botërore. Sepse atmosfera është kryesorja. Këto dy vjet ne kemi arritur ta krijojmë një atmosferë të mirë”.
Për t’u informuar më rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.