Prekazi publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen me Austrinë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për përballjen me Austrinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje zhvillohet më 15 nëntor në Ried, ndërsa Kosova përballet me shumë mungesa për shkak të lëndimeve.

Për herë të parë te U21-shi janë ftuar Lumbardh Dellova nga Hajduku, Ismajl Beka nga Wil 1900, Donat Rrudhani nga Aarau, Luftëtar Mushkolaj nga TSV 1860 Rosenheim, Meriton Kastrati SC YF Zurich, Arb Manaj nga Trepça ’90 dhe portier i Dritës Dorart Ramadani.

Ekipi do të udhëtojë nesër për në Austri.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme