Udhëheqësit autokratë zakonisht e ndërmarrin hapin e ndëshkimit në pagesë për të dërgu mesazhin e fuqisë mbi punëtorin me paramendimin se ashtu e kupton dhe i nënshtrohet.
Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë. Nuk dijnë si të ulen e të provojnë të bëjnë kompromis për të gjetë zgjidhjen që e kanë përgjegjësi. Por, dijnë të gjykojnë, të përçajnë e besa edhe të linçojnë nëse nuk i bindesh. Këta, veç udhëheqës nuk janë.
Tentativa për të përçarë në ata që meritojnë e duhet të paguhen dhe në ata që nuk e meritojnë e nuk duhet të paguhen është e humbur. Listat e pagave janë dorëzuar në afat, si çdo muaj. Lista shtesë diskriminuese nuk do të dorëzohen asnjëherë.
Tentativa për të zmbraps grevistët me mos procesim të pagave për 1-25 gusht sa nuk kishte grevë vetëm sa e ka forcuar sot vendosshmërinë për grevë edhe nga shërbyes të tjerë. Ndërsa, fëmijët vazhdojnë pa mësim në shtëpi.
Sinqerisht, nuk e di qysh ja ka qitë lapsin ky “udhëheqës”. Por, ajo çka di është që nëse nuk i proceson pagat të hënën dhe nuk gjen zgjidhje për çka paguhet të bëjë, në fund edhe nuk do të ketë kë të udhëheqë.