“Preken më shumë qytetarët me të ardhura të pakta”/ BSH rrit parashikimin për inflacionin: 7.3% në muajt e ardhshëm!

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e ushqimeve pritet të  shënojnë rekorde të tjera në muajt në vijim. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë  të gjitha matjet nga vrojtimet për inflacionin në të ardhmen janë rritur në  tremujorin  e  parë  të  vitit  2022.

Pritjet e konsumatorëve kanë regjistruar nivelin  më  të  lartë  historik të inflacionit,  prej  7.3% ose gati dy-fish mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Pritjet për inflacionin në vend gjatë tremujorëve të fundit janë rritur më shumë për të papunët dhe për individët me të ardhurat më të pakta dhe me arsim më të ulët.

Madje konsumatorët vlerësojnë se Inflacioni i pritur pas dy dhe tre vitesh  do të jetë përsëri i lartë është përkatësisht 3.3% dhe 3.4% nivel ky mbi objektivin e BSH. Edhe bizneset  presin se një tendencë  më të fortë në shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Banka e Shqipërisë analizon se gjithçka ka ardhur si pasojë e ndikimit të pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave  dhe së fundmi nga  pasojat e luftës në Ukrainë faktorë që kanë rritur pasiguritë në tregjet përkatëse.

Në Shqipëri gjatë muajit prill inflacioni shënoi një nivel prej 6.2%  e ndikuar direkt nga ushqimet dhe karburantet, nivel ky më i larti në 20 vite. Në tregun e shitjes me pakicë karburantet  si nafta e benzina po shiten me rreth 240 lekë për litër një çmim ku i qëndrueshëm prej disa kohësh.

Shtrenjtim të fortë kanë pësuar edhe produktet ushqimore kryesisht vaji  dhe drithërat. Tendenca e konsumatorëve për çmime më të larta në muajt në vijim është e njëjtë edhe në vendet e rajonit.

E njëjta prirje vërehet edhe në vendet e rajonit, ku pritjet e konsumatorëve për inflacionin në të ardhmen janë rritur kryesisht në Serbi, në Mal të Zi, dhe në një shkallë më të vogël në Maqedoninë e Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme