Motra e të riut kosovar, Diamant Zabërgja, i cili humbi jetën në sulmin e armatosur në Munich të Gjermanisë ka përkujtuar disa momente të tij në profilin e Facebook.
“Vëllau ynë, lumturija jonë. Ende nuk po mundemi ta besojmë humbjen tende ,do te na mungojnë fjalët tua, gjestet tua dhe vullneti që kishe për jetë. Do të kujtojmë dhe të duam gjithmonë”, shkruan me mallëngjim motra e Diamantit.