Këngëtari ka thumbuar partitë politike.
Genc Prelvukaj shpeshherë komenton situatat politike në vendin tonë.
Edhe kësaj herë ka ironizuar duke thënë se jemi varfëruar shumë për sa i përket zëvendësministrave.
‘Tani jemi varfëruar shumë. Dy vite më herët e festonim vitin e ri me 72 zëvendësministra, e kishim shtëpinë plotë’, ka thënë ai.
Rikujtojmë se Genci ka qenë pjesë e politikës.