Premier League ka njoftuar se do të mbajë takim të martën më 14 klube për të diskutuar rreth Superligës Evropiane.
Në këtë takim, i cili do të jetë virtual nuk do të jenë të pranishëm gjashtë klubet, të cilat tashmë janë konfirmuar si pjesë e Superligës Evropiane: Manchester Unitedi, Liverpooli, Manchester City, Arsenali, Chelsea and Tottenhami.
Ky takim do të udhëhiqet nga kreu i Premier Leagues, Richard Masters.
Paralajmërimi për krijimin e Superligës evropiane ka hasur në kritika të mëdha.