Premier Liga do ta ketë shërbimin e transmetimit të stilit Netflix

LONDON, ENGLAND - JANUARY 30: A TV Camera filming during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Watford FC at Wembley Stadium on January 30, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by James Williamson - AMA/Getty Images)
Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters, ka bërë të ditur se së do të fillojë një shërbim transmetimi i stilit Netflix në vitet e ardhshme.

Ai ka shtuar se një veprim i tillë mund të rezultojë me kosto më të ulët për tifozët dhe me rritje të të ardhurave për klubet e Premier Ligës, shkruan theathletic.com, transmeton klankosova.tv.

Liga aktualisht u shet të drejtat e saj mediave transmetuese tradicionale, (përfshirë NBC dhe Sky Sports) dhe shërbime të transmetimit palëve të treta siç janë Amazon Prime ose DAZN, në këmbim ta pagesave të përkohshme.

Për këto pako kanë rënë dakord që të jenë në cikle tre deri në gjashtë vjeçare, me më shumë se 3.6 miliardë euro në vit.

Mirëpo Premier Liga tashmë analizuar mundësinë e largimit të palëve të treta dhe ka gjetur një metodë që të “shkojë drejtpërsëdrejti tek konsumatori” dhe ajo është përmes platformës së stilit Netflix.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme