Sipas një deklarate të lëshuar sot, Premier Liga e Anglisë nuk pritet të luhet së shpejti.
“U pajtuam që Premier Liga nuk do të nis në fillim të majit dhe sezoni 2019/20 do të kthehet vetëm kur është e sigurt dhe e përshtatshme për ta bërë”, shkruan Euronews.
“Data e rinisjes është në diskutim të vazhdueshëm me të gjitha palët”.
Kujtojmë se shumë organizime sportive janë shtyrë për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19.