Premierë Liga zyrtarizon orarin e sezonit 2020/21

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Liga Premier ka konfirmuar zyrtarisht orarin e javës së parë të sezonit 2020/21 në kampionatin anglez që fillon pas rreth tri javëve.

Sezoni 2020-21 i Ligës Premier do të fillojë më 12 shtator, me kampionët e Liverpoolit që fillojnë mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj Leeds United.

Në raundin e parë të ndeshjeve, Manchester Unitedi do të udhëtoj për në Burnley, Arsenal do të ndeshet me Fulhamin, Manchester City luan ndaj Aston Villa dhe Chelsea udhëton te Brighton.

Jose Mourinho dhe Tottenhami nisin sezonin e ri në shtëpi kundër Evertonit, Leicester City shkon te rivalët e West Bromit, Sheffield United mirëpresin Wolvesin, West Hami luan ndaj Newcastle dhe Crystal Palace me Southamptonin.

Me 12 shtator është paraparë të zhvillohen gjashtë ndeshje, ndërsa me 14 shator dy ndeshje tjera.

Edhe klubet e Ligës Premier i kanë publikuar oraret e tyre të plota në rrjetet sociale.

Liverpooli, Unitedi, City, Arsenali dhe Chelsea tashmë kanë publikuar orarin e tyre në Twitter.

Të ngjashme