Emocionet e Premierligës angleze po rikthehen sërish me edicionin 2026/27. Kampioni në fuqi, Arsenal hap edicionin e sivjetëm në përballjen me Coventry. Të sapo inkuadruarit në Premierligë, kërkojnë të bëjnë befasi, kurse Arsenal synon të nis me ‘këmbë të mbarë’ rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit. Në javën e parë priten përballje interesante si ajo e […]
Premierliga rikthehet me edicionin e ri 2026/27, Arsenal përballet sot me Coventry

Emocionet e Premierligës angleze po rikthehen sërish me edicionin 2026/27.
Kampioni në fuqi, Arsenal hap edicionin e sivjetëm në përballjen me Coventry.
Të sapo inkuadruarit në Premierligë, kërkojnë të bëjnë befasi, kurse Arsenal synon të nis me ‘këmbë të mbarë’ rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.
Në javën e parë priten përballje interesante si ajo e të dielës mes Newcastle-Liverpool, Manchester City-Bournemouth , kurse të shtunën skuadra e Granit Xhakës, Sunderland përballet me Ipswich.
Dueli i fundit i javës të parë do jetë mes Fulham dhe Chelsea.

















