Afati kalimtar i janarit është një mundësi e mirë për skuadrat që të përforcojnë pozitat kur kanë çaluar në pjesën e parë të sezonit.
Një nga transferimet më të mira të bëra viteve të fundit në afatin kalimtar të janarit, është transferimi i Virgil van Dijk nga Southampton te Liverpool.
Por, Daily Mail ka vendosur që kësaj here të merret me transferimet e dështuara të afatit kalimtar të janarit.
Në mesin e këtyre transferimeve janë edhe Fernando Torres që nga Liverpool kishte kaluar te Chelsea.
Por kush janë dhjetë transferimet më të këqija në histori të afatit kalimtar të janarit në Premierligë:
Juan Cuadrado: Fiorentina – Chelsea
Chris Samba: Anzhi – QPR
Fernando Torres: Liverpool – Chelsea
Andy Carroll: Newcastle – Liverpool
Kostas Mitroglou: Olympiacos – Fulham
Alfonso Alves: Heerenveen – Middlesbrough
Jean Alain Boumsong: Rangers – Newcastle United
Wilfried Bony: Swansea – Man City
Guido Carrillo: Monaco – Southampton
Savio Nsereko: Brescia – West Ham