Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.
Siç njofton Prokuroria Speciale, i pandehuri ka vepruar gjatë vitit 2022 dhe 2023 duke kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie.
PS tregon gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave.