Një gjashtëvjeçar me inicialet F.J, nxënës i klasës së parë të shkollës fillore “Zenel Hajdini “në fshatin Rajincë të Preshevës ka vdekur në rrethana të paqarta në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor.
Nga ministria e Arsimit të Serbisë i kanë thënë Tanjugut se publiku do të informohet për detajet kur të mbledhin të gjitha informacionet e nevojshme.
“Ne kemi rënë në kontakt me autoritetet në mënyrë që të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kur kemi të gjithë informacionin e nevojshëm publiku do të informohet në kohën e duhur”, thanë nga kjo ministri.