Presidenca i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas incidentit fizik të Presidentit Ilir Meta me policët bashkiakë, të cilët kërkuan të lironin ambientet e godinës së partisë Fryma e Re Demokratike.
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar për mediat duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliajt, të cilin e paralajmëron se që të mos provokojë në të kundërt do të ngrejë në protestë qytetarët.
“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo”./tvklan