Presidenca: Kushtetuesja na ka njoftuar se dekretimi i Ligjit për Pagën Minimale mund të bëhet pas vendimit përfundimtar

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, se Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës miminale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale do të mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidences, Bekim Kupima.

“Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina.

Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të refuzojë kërkesën e PDK-së që të pezullojë të gjitha vendimet që janë marrë në seancën e Kuvendit të mbajtur më 13 korrik.

Të ngjashme