Presidenca nga ceremonia në Gjermani: Osmani vazhdon rrugën e paraardhësit të saj Ibrahim Rugovës

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M100, për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.

Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është publikuar edhe një video e shkurtër nga prezantimi që i bëhet presidentes Vjosa Osmani, e ku moderatori e përshkruan si “pasuese të rrugës së Ibrahim Rugovës”.

“Ajo e vazhdon rrugën e paraardhësit të saj Ibrahim Rugovës. Trashëgimia politike e Rugovës ruhet në personalitetin e saj dhe siç thuhet në Kosovë ajo vazhdon të jetojë me frymën e “rugovizmit”, është shprehur ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping.

Të ngjashme