Presidenca e Kosovës i ka reaguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pasi deklaroi se edhe Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar, sikur ai, që KFOR të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë se Presidentja në në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.
“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, thënë Kupina.
Këshilltari i Osmani ka shtuar se nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia
“Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”.
Kujtojmë se NATO ka marrë vendim që ta shtojë praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë. Kjo vjen pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës.