Presidenca e Kosovës, me anë të një njoftimi për medie ka thënë se në takimin ndërmjet presidentit Thaçi dhe liderëve të partive politike, është diskutuar për zgjedhjet në Podujevë dhe zhvillimet e përgjithshme në vend.
“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim e Presidencës.