Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka shpallur këtë të enjte armëpushim me Talebanët.
Ky armpushim do të jetë i përkohshëm – deri në përfundim të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.
Në të njëjtën kohë ka thënë se operacionet kundër grupeve të tjera, si Shteti Islamik – ISIS, do të vazhdojnë.
Armpushimi do të zgjasë nga dita e 27 e Ramaznait deri në ditën e pestë të Bajramit.
Në anën tjetër Talebanët nuk është e qartë nëse janë pajtuar me armëpushimin.