Presidenti Bajram Begaj përshëndet vendimin e Sirisë për njohjen e Kosovës

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Sirisë për njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Republika Arabe e Sirisë njohu zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”, shkruan presidenti Begaj.

Të ngjashme