Presidenti Begaj bëri homazhe te monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 10:54 | Nga Gzim Mujaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri sot homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ngjarje kyçe në historinë e kombit shqiptar, e cila nisi më 10 qershor 1878 në këtë qytet historik.

Të ngjashme