Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Sot dhe nesër pritet të vizitojë vendin, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Për arsye të kësaj vizite, Policia e Kosovës ka bërë të ditura se disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, shkruhet në njoftimin e Policisë në Faceboook.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe respektim të udhëzimeve gjatë kohës së vizitës.

Të ngjashme