Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur të premten në mesditë në Poloni, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.
Ai tashmë ka arritur në qytetin Rzeszow të Polonisë.
Presidenti amerikan do të pritet nga homologu i tij polak, Andrzej Duda, para se të mbajë një konferencë mbi përgjigjen humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve brenda Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve.
Bideni pritet që të shtunën t’i vizitojë refugjatët ukrainas në Poloni.