Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva akuzoi Izraelin të dielën për kryerjen e “gjenocidit” kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.
“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid”, u tha ai gazetarëve në Addis Ababa, ku po merrte pjesë në një samit të Bashkimit Afrikan.
“Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve” , shtoi presidenti brazilian.
Udhëheqësi 78-vjeçar e dënoi sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit si një akt “terrorist”, por që atëherë ai është rritur me zë kritik ndaj fushatës ushtarake hakmarrëse të Izraelit, raporton The Guardian,