Presidenti i Brazilit, Zaich Bolsonaro, ka vazhduar me polemikat e tij kundër vaksinimit, duke kritikuar rregullatorin për autorizimin e vaksinës Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi planet për imunizimin e fëmijëve.
Bolsonaro, i cili mburret se nuk është vaksinuar dhe shpesh vë në dyshim efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave, tha në një intervistë se nuk kishte dëgjuar asnjë rast për fëmijët që kishin humbur jetën nga sëmundja dhe përsëriti faktin se vajza e tij nuk do të vaksinohet.
Ai vuri në dukje se vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore te fëmijët, por nuk paraqiti prova për të mbështetur pikëpamjen e tij.
Ministria Federale e Shëndetësisë braziliane njoftoi të mërkurën se ka blerë 20 milionë vaksina të Pfizer dhe se vaksinimi vullnetar i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç do të fillojë në fund të muajit.