Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, përsëri ka thënë se koronavirusi është një grip i vogël, me të cilin njerëzit duhet të përballen si burra e jo si djem.
Ai gjithashtu tha se vetizolimi është për personat e dobët dhe doli përsëri kundër masave kufizuese. Gjatë pandemisë, Bolsonaro është përplasur disa herë me guvernatorët rajonalë dhe ministrat e Shëndetësisë për këtë çështje.
Pavarësisht se Brazili ka rreth 5 milionë të infektuar me virusin e ri, popullariteti i Bolsonaros është më i lartë se kurrë më parë, shkruan The Guardian.
Këtë popullaritet e ka arritur kryesisht përmes ndihmës financiare prej 108 dhe 217 dollarësh për nënat e pamartuara. Rreth 67 milionë brazilianë kanë përfituar nga skema qeveritare e ndihmave prej prillit të këtij viti.
Megjithatë, popullariteti i presidentit duket se i ka kushtuar shumë vendit dhe kjo nuk do të mund të përballohet për një kohë shumë të gjatë. Muajin e kaluar, ndihma financiare emergjente u përgjysmua dhe pritet të përfundojë në dhjetor.