Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar pas vdekjes luftëtarin e lirisë Hakif Rexha – Rimanishta, i cili ishte bashkëluftëtar i komandantit Shaban Polluzha.
Hakif Rexha-Rimanishta ishte gjyshi i heroit të Kosovës, Afrim Zhitia.
“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, e dekorova luftëtarin e lirisë Hakif Rexha – Rimanishta, bashkëluftëtar i komandantit Shaban Polluzha. Historia e lirisë së Kosovës ka një trashëgimi të pasur të përpjekjeve për çlirim. Hakif Rexha ishte gjyshi i heroit të Kosovës, Afrim Zhitia”, ka shkruar Thaçi.