Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka telefonuar kapitenin Sergio Ramos dhe kanë diskutuar rreth operacionit të tij dhe temës së kontratës në skadim të mbrojtësit.
Perez i telefonoi Ramosit për të parë se si po shkonte pas operacionit të tij të gjurit javën e kaluar, duke provuar që diskutimet për ndonjë marrëveshje të re janë të ndara nga respekti dhe dashuria e ndërsjellë që ata ndajnë.
Secili prej tyre i di përparësitë e Ramosit, i cili tani qëndron në përpjekjen për të ndihmuar Real Madridin që ta përfundojë sezonin sa më mirë dhe të luftojë për trofetë e mbetur në dispozicion të tyre.
Klubi është i vetëdijshëm se Ramos këmbënguli të luftojë me dhimbjen e tij derisa ishte fizikisht e pamundur.
Siç raportoi gazeta Marca, qendërmbrojtësi luajti në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës pasi kishte bërë një injeksion për të qetësuar dhimbjen, prandaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni.
Çfarëdo që të ndodhë në lidhje me kontratën e tij, asgjë nuk do të ndryshojë në marrëdhëniet midis tij dhe Perez.
Është një raport që tejkalon një marrëdhënie tipike president-lojtar, pasi ka kaluar pothuajse gjithçka në gjashtë vitet e tyre së bashku.