Emigranti nga Mali, i cili shpëtoi jetën e një fëmijë të vogël që rrezikonte të binte nga ballkoni i katit të katërt, mori nënshtetësinë franceze.
Mamoudou Gassama u kacavjerr duke hipur nga një ballkon në tjetrin derisa arriti të kapte fëmijën që ishte varur në ballkon dhe nga momenti në moment rrezikonte të binte.
Presidenti, Emmanuel Macron, takoi Gassama në Pallatin Elysee për ta falënderuar personalisht.
Ndërkohë, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo gjithashtu vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte.
Ai kishte mbërritur nga Mali pak muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën në Francë.