Presidenti francez pas sulmit në Nicë: Jemi duke e mobilizuar ushtrinë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Franca ishte përsëri shënjestra e një sulmi terrorist, tha presidenti francez Emanuel Macron në Nisë, ku tre njerëz u vranë këtë mëngjes.

Macron gjithashtu tha se Franca po fut kontrollet e rritura të sigurisë në shkolla pas sulmit terrorist në Nicë, transmeton Gazeta Express.


Ai shtoi se forca shtesë ushtarake do të mobilizohen pas sulmit në Nicë, raporton Sputnik.

Ushtria do të mbrojë qytetet më të mëdha franceze, shkollat ​​dhe objektet fetare, tha Macron. Numri i ushtarëve që po i mbronin qytete ishte 3 mijë tash ato vende do të ruhen nga 7 mijë ushtarë.

“Franca është sulmuar për shkak të vlerave tona dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre,” tha Macron.

Të ngjashme