Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka shprehur besimin se skuadra e tij do t’i fitojë të gjitha katër ndeshjet e mbetura në La Liga dhe rrjedhimisht do të shpallet kampione e Spanjës.
Laporta ishte i kënaqur me fitoren e Barcelonës me rikthim 3:2 kundër Valencias të dielën dhe pret që ajo ta fitojë titullin, transmeton Gazeta Express.
Fitorja e mbrëmshme nënkupton se Barcelona e ka në dorë fatin e vet në garë për titull në katër ndeshjet e mbetura.
“E kam thënë edhe para ndeshjes me Valencian se, nëse i fitojmë pesë ndeshjet e mbetura, do ta fitojmë ligën”, tha Laporta.
“Tani nuk janë më pesë, kanë mbetur katër ndeshje për ta fituar titullin. Kam besim në ekipin tonë”, shtoi ai.
Ndeshja e ardhshme dhe mbase vendimtare për Barcelonën do të jetë të shtunën në Camp Nou, ku e pret liderin e tanishëm, Atletico Madrid.