Kryetarja me Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, dr. Wolfgang Schäuble.
Ai e ka uruar zonjën Osmani për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.
“E pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, në kontekstin dypalësh ose ndërkombëtar”, thuhet në telegramin e kreut të Budestagut gjerman.
Në këtë telegram, z. Schäuble ka shprehur gatishmërinë që në një të ardhme të afërt ta takojë zonjën Osmani në Berlin.