Presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka thur elozhe dy yjeve shqiptare të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Ejupi e ka përgëzuar Xhakën për paraqitjen fantastike që e pati në fitoren ndaj Francës, me ç’rast “Helvetikët” e siguruan kualifikimin historik në çerekfinale të “Euro 2020”.
Gjithashtu, ai i ka përgëzuar edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.
Ejupi i ka motivuar futbollistët në fjalë, të cilëve u thotë që të mundohen ta japin maksimumin dhe t’ia shpaguajnë të mirat vendit i cili u është gjendur në momentet më të vështira, jo vetëm atyre, por edhe shumë shqiptarëve të Kosovës.